Furkan Abdula
29 Korrik 2021•Përditësim: 30 Korrik 2021
Në kuadër të “Vitit të Junus Emresë dhe Turqishtes 2021”, të shënuar në Turqi, sot në Shkup u mbajt ekspozita e titullar “Gel Gör Beni” (Eja më shih) dhe koncerti “Bizim Yunus” (Junusi ynë) me vepra të kompozuara nga poezi të poetit mistik Junus Emre, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të “Vitit të Junus Emresë dhe Turqishtes 2021”, të shënuar në Turqi, sot në Shkup u mbajt ekspozita e titullar “Gel Gör Beni” (Eja më shih) dhe koncerti “Bizim Yunus” (Junusi ynë) me vepra të kompozuara nga poezi të poetit mistik Junus Emre. Në aktivitetin e organizuar nga qendra kulturore “Yunus Emre” Shkup me rastin e përvjetorit të 700-të të vdekjes së poetit Junus Emre, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TÜRKSOY) dhe Institutin e Maturimit nga Ankaraja, morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, sekretari i përgjithshëm i TÜRKSOY, Düsen Kaseinov, drejtori i Instutit Yunus Emre Shkup, Serhat Kula, përfaqësues të organizatave turke në vend, politikanë, qytetarë dhe të ftuar të tjerë. ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )
Në aktivitetin e organizuar nga qendra kulturore “Yunus Emre” Shkup me rastin e përvjetorit të 700-të të vdekjes së poetit Junus Emre, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TÜRKSOY) dhe Institutin e Maturimit nga Ankaraja, morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, sekretari i përgjithshëm i TÜRKSOY, Düsen Kaseinov, drejtori i Instutit Yunus Emre Shkup, Serhat Kula, përfaqësues të organizatave turke në vend, politikanë, qytetarë dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalën e tij, drejtori i institutit, Kula, tha se sot Junus Emre u shpjegua nëpërmjet dy elementeve, koleksionit të prezantuar në ekspozitë, si dhe me kompozicionet e krijuara nga poezitë e poetit.
“Ai (Junus Emre) na drejtohet gjithmonë me zërin e tij, por ne vendosim mjete me të cilat e reflektojmë atë me të gjitha bukuritë që ka”, theksoi Kula.
Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i organizatës TÜRKSOY, Kaseinov, tha se Junus Emre ka lënë një trashëgimi dhe gjurmë të pashlyeshme në botën turke, në veçanti në Anadoll.
Kaseinov tha se ekspozita “Gel Gör Beni” është organizuar në rajone të ndryshme të botës. Sipas tij, programi do të mundësojë kujtimin e mesazheve universale të Junus Emresë dhe integrimin me filozofitë e tij.