Fatjon Cuka
29 Korrik 2021•Përditësim: 30 Korrik 2021
Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 47 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.999.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.457.
Gjithashtu janë shëruar edhe 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.187, dhe raste aktive janë 355.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.025 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 892.069 testime për personat e dyshuar me COVID-19.