Adel Ömeragiç
19 Tetor 2015•Përditësim: 20 Tetor 2015
PODGORICË (AA) - Në Podgoricë ka filluar sot “Java e Filmit Turk”, të cilin e organizon qendra kulturore turke"Yunus Emre“, raporton Anadolu Agency (AA).
Në festival do të shfaqen gjithsej pesë filma, ndërsa është planifikuar edhe një panel në të cilin do të diskutohet për historinë e filmit turk.
Drejtori i Qendrës "Yunus Emre“ në Podgoricë, Cihan Ozdemir tha se qëllimi i këtij eventi është që qytetarët e Malit të Zi të njoftohen me kinematografinë turke.
"Duam që qytetarëve të Malit të Zi si dhe adhuruesve të filmit, t'ua prezentojmë kinematografinë turke, dhe kjo është arsyeja e organizimit të këtij eventi. Gjatë kësaj jave do të kemi tre zhvillime. Sot këmi ekspozitë të 20 pllakateve të filmit. Bëhet fjalë për pllakate të cilat janë bërë në 50 vitet e kaluara. Shpresoj që kjo t'u pëlqejë qytetarëve", tha Ozdemir.
Ai shpreson se projeksionet e filmit do të vizitohen në mënyrë që kjo të ndikojë në afrimin e kulturave të të dyja vendeve.