Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 617 raste dhe 32 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 6.339

Ekip   | 15.09.2021
Maqedoni e Veriut, 617 raste dhe 32 viktima nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 617 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 184.893, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu ka shkuar në 6.339, me 32 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Institucionet shëndetësore po ashtu regjistruan 450 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 165.527.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 13.027.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.234.221 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.621 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın