Admir Fazlagikj
26 Qershor 2021•Përditësim: 27 Qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 6 raste të reja të koronavirusit (COVID-19) duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i epidemisë në vend në 155.669, transmeton Anadolu Agency (AA).
Asnjë viktimë nuk është raportuar si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit ndërsa numri i të vdekurve nga virusi është 5.484.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 4 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 149.950.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 235.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3.147 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 870.380 teste në vend.