Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 36 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 156.017, ndërsa numri i viktimave mbetet 5.489

Dzihat Aliju   | 23.07.2021
Maqedoni e Veriut, 36 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 36 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe asnjë viktimë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 156.017, ndërsa numri i viktimave mbetet 5.489.

Të dhënat tregojnë se 6 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga virusi ka shkuar në 150.263.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 265.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 944.747 teste për COVID-19, përfshirë 3.569 teste të kryera gjatë ditës ë fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın