Dzihat Aliju
26 prill 2022•Përditësim: 26 prill 2022
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë në vend në 309.229, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendi po ashtu regjistroi një viktimë nga koronavirusi, duke e çuar në 9.277 numrin e përgjithshëm të tyre
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar nga koronavirusi ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 299.391.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 561.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë realizuar 893 testime për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.012.168 testime.