Dzihat Aliju
19 Prill 2022•Përditësim: 19 Prill 2022
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 133 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë në vend në 308.752, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendi po ashtu regjistroi një viktimë nga koronavirusi, duke e çuar në 9.263 numrin e përgjithshëm të tyre
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 156 pacientë të shëruar nga koronavirusi ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 298.688.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 801.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.833 testime për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.999.002 testime.