Samir Kajoševic
12 Korrik 2020•Përditësim: 13 Korrik 2020
Mali i Zi ka regjistruar 57 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 433 mostra, prej të cilave 57 kanë qenë pozitiv ndaj koronavirusit.
Nga instituti gjithashtu informojnë se numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në në Podgoricë.
Që nga fillimi i qershorit, 14 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Mal të Zi, ndërsa 897 raste janë aktive.