BALLKANI, Koronavirusi

Mali i Zi, numri i personave COVID-19 rritet në 67

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi theksoi se prej 44 mostrave të analizuara, koronavirusi është vërtetuar tek 14 persona

Samir Kajosevic  | 26.03.2020 - Përdıtësım : 26.03.2020
Mali i Zi, numri i personave COVID-19 rritet në 67

Podgoricë

Në Mal të Zi edhe 14 persona janë infektuar me koronavirus, me ç'rast numri i përgjithshëm është rritur në 67, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi theksoi se prej 44 mostrave të analizuara, koronavirusi është vërtetuar tek 14 persona, ndërsa tek 30 të tjerë ishte negative.

"Në Mal të Zi tani gjithsej kemi 67 të infektuar me koronavirus. Nën mbikëqyrjen shëndetësore-sanitare në Mal të Zi gjenden 6.356 persona. Rastet pozitive janë të lidhura epidemiologjikisht me rastet e konfirmuara më parë", theksuan nga Instituti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın