BALLKANI

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokon Kuvendin, kërkohet rritje e pagave

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov, në një deklaratë për mediat tha se deputetët për dy vjet bllokojnë propozimin e LSM-së për rritjen e pagës minimale dhe të pagave të tjera

Dzihat Aliju  | 10.02.2026 - Përdıtësım : 10.02.2026
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokon Kuvendin, kërkohet rritje e pagave Foto: Umeys Sulejman / AA

Shkup

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) organizoi një protestë duke kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe një rritje prej 100 eurosh për të gjitha pagat e tjera, raporton Anadolu.

LSM bllokoi hyrjet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe rrugën para tij.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov, në një deklaratë për mediat tha se deputetët për dy vjet bllokojnë propozimin e LSM-së për rritjen e pagës minimale dhe të pagave të tjera.

"Sot, me nga 21 persona në dy lokacione, i bllokojmë (deputetët) që të mos mund të vijnë me veturat e tyre në punë si zakonisht, të mos mund të marrin shpenzime për transport si të shpenzojnë aviokarburant dhe të detyrohen të vijnë me këmbë ose me transport publik në vendet e tyre të punës", tha Trendafilov, duke i kërkuar deputetëve të propozojnë rritje të pagave.

Ai tha se nëse deputetët nuk e bëjnë këtë, ata do të mbledhin 10.000 firma për uljen e pagave të deputetëve dhe funksionarëve.

Trendafilov njoftoi se të enjten do të bllokojnë hyrjen për te dhoma e tregtisë, ndërsa të martën e ardhshme, gjatë seancës, do të bllokojnë edhe qeverinë.

LSM më 28 janar organizoi një protestë duke kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe një rritje prej 100 eurosh për të gjitha pagat e tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.