Derya Gülnaz Özcan,Tevfik Durul
14 mars 2022•Përditësim: 15 mars 2022
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka rezultuar pozitiv në testin e kryer sot për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Yiannis Oikonomou, në një konferencë të zakonshme javore për shtyp, ka konfirmuar se Mitsotakis ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe se kryeministri grek do të punojë nga shtëpia gjatë periudhës së karantinës.
Edhe Mitsotakis në një postim në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës për kalimin lehtësisht të sëmundjes. "Jam i sigurt se çdo gjë do të jetë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt do të jem në zyrën time", ka theksuar Mitsotakis.