BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, një viktimë dhe 930 raste të reja me COVID-19

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1.479 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 248.809, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.702

Agim Sulaj  | 06.08.2022 - Përdıtësım : 07.08.2022
Kosovë, një viktimë dhe 930 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.175, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 930 persona janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 260.686.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.779 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.933.396 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1.479 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 248.809, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.702.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 65 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.652 doza të vaksinës. Deri më sot 824.248 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın