Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, një viktimë dhe 519 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 519 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 269.158

Agim Sulaj  | 19.08.2022 - Përdıtësım : 20.08.2022
Kosovë, një viktimë dhe 519 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka arritur në 3.188, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 519 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 269.158.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.921 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.959.487 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 779 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 261.384, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.586.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.202 doza të vaksinës. Deri më sot 824.406 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın