Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, një rast me COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 632

Agim Sulaj  | 18.10.2021 - Përdıtësım : 19.10.2021
Kosovë, një rast me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirus (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.973, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1 rast të ri me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.541.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.419 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.243.597 teste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 42 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 156.936 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 632.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın