Agim Sulaj
14 Shkurt 2021•Përditësim: 15 Shkurt 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk e ka humbur jetën në 24 orët e fundit, duke bërë që numri i të viktimave nga ky virus të mbetet 1.544, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 246 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 64.341.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.031 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 266.585 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 201 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 55.761 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.036.