Kosovë, arrestohet një person për krime lufte
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë, kanë arrestuar personin me inicialet D.N. nën dyshimin për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë”

Prishtinë
Një person është arrestuar për krime lufte në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë në Kosovë, transmeton Anadolu.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë, kanë arrestuar personin me inicialet D.N. nën dyshimin për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë”.
“D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit”, thuhet në njoftim.
Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale njoftoi se do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.