Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 9 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.758 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 334

Agim Sulaj  | 27.11.2021 - Përdıtësım : 28.11.2021
Kosovë, 9 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.983, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 9 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.075.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.591 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.311.559 teste.

Sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë shëruar 10 persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.758 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 334.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.898 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.614.212 doza të vaksinës. Deri më sot 761.003 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın