Agim Sulaj
12 Dhjetor 2021•Përditësim: 13 Dhjetor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.987, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 7 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.200.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.011 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.337.185 teste.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 10 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.892, ndërsa numri i rasteve aktive është 321.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës. Deri më sot 772.388 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.