Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 4 viktima dhe 84 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 151.411 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.371

Agim Sulaj  | 24.09.2021 - Përdıtësım : 24.09.2021
Kosovë, 4 viktima dhe 84 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 4 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.923, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 84 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.705.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 3.823 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.177.502 teste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 786 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 151.411 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.371.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës. Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın