Agim Sulaj
05 shtator 2021•Përditësim: 06 shtator 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 24 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.629, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 890 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 152.169.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 10.614 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.042.627 teste.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 1.712 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 123.852 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 26.688.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës. Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.