Agim Sulaj
01 Shtator 2021•Përditësim: 02 Shtator 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 22 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.525, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1.894 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 146.880.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 14.284 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 994.893 teste.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 1.354 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 117.011 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 27.404.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës. Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.