Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 20 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 20 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.658

Agim Sulaj  | 26.10.2021 - Përdıtësım : 26.10.2021
Kosovë, 20 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.975, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 20 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.658.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.072 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë 1.260.338 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat bëjnë të ditur se 31 persona kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.256, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 427.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në gjithë territorin e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës. Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın