Zülfiya Yakup
28 Nëntor 2015•Përditësim: 28 Nëntor 2015
PRISHTINË (AA) - Tre partitë opozitare të Kosovës, Lëvizja "Vetëvendosje", Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, duke filluar në orën 14:00 kanë organizuar një tubim të madh në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Me tubimin, të cilin organizatorët e kanë quajtur manifestim "Për Republikën", edhe një herë kundërshtojnë marrëveshjet për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky manifestim është organizuar sot, më 28 nëntor, me rastin e Ditës së Flamurit dhe përvjetorit të 103-të të krijimit të shtetit shqiptar.
Për shkak të kësaj feste, kryeqyteti i Kosovës është dekoruar me flamuj kombëtarë, kurse rrugët, si zakonisht janë të mbushura me njerëz që vijnë nga i gjithë vendi. Ndërkohë konstatohet prani e madhe e policisë në qytet.
Zyrtarët e partive opozitare kanë vënë në dukje se ngjarja e sotme është protestë paqësore. Ata nga Policia e Kosovës kanë kërkuar që t'i ndihmojë në ruajtjen e rendit, ndërsa organizatorët kanë siguruar një mijë kujdestarë. Manifestimi ka filluar me himnin kombëtar shqiptar, dhe është pasur me fjalimet e liderëve të opozitës.
Për qytetarët e komunave të tjera që duan të vijnë në Prishtinë ishte organizuar transport.
Rikujtojmë, se opozita gati prej tre muajsh po bllokon punën e Kuvendit duke kërkuar tërheqjen e nënshkrimeve të Marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.