Kosovë, 19 raste të reja me COVID-19
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.590 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 137
Prishtinë
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.265, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 19 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.992.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.672 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar 713.098 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuan për 8 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.590 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 137.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.