Agim Sulaj
14 mars 2022•Përditësim: 14 mars 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur dhe se numri i viktimave mbetet në 3.126, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 18 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 226.895.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 812 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.780.901 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 54 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 223.096, ndërsa numri i rasteve aktive është 637.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.741 doza të vaksinës. Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.