Agim Sulaj
27 shkurt 2022•Përditësim: 28 shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se 1 person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.113, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 81 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 226.193.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar 1.699 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë 1.762.284 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 403 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 221.022 ndërsa numri i rasteve aktive është 2.058.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 329 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.571 doza të vaksinës. Deri më sot 815.710 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.