Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 2 viktima dhe 133 raste të reja me COVID-19

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 është rritur në 2.919 ndërsa numri i rasteve në 150.625

Agim Sulaj  | 23.09.2021 - Përdıtësım : 24.09.2021
Kosovë, 2 viktima dhe 133 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 2 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.919, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 133 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.621.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 4.139 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.173.679 teste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 805 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 150.625 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6.077.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës. Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın