Agim Sulaj
01 qershor 2022•Përditësim: 02 qershor 2022
Në Kosovë brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 228.373, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi nuk ka regjistruar viktima të tjera nga COVID-19, me çka numri i vdekjeve nga koronavirusi mbetet në 3.139.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 317 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë testuar gjithsej 1.840.983 mostra.
Të dhënat e fundit njoftojnë se 9 persona fituan betejën kundër COVID-19 brenda ditës së fundit. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.169, ndërsa numri i rasteve aktive është 65.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 72 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.169 doza të vaksinës, prej të cilëve 823.106 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.