Kosovë, 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), asnjë qytetar nuk është infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre mbetet në 272.078
Prishtinë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se 1 person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.200, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), asnjë qytetar nuk është infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre mbetet në 272.078.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 25 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.976.836 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1 person që ka fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.851 ndërsa numri i rasteve aktive është 27.
Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.212 doza të vaksinës. Deri më sot 824.706 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
