BALLKANI

Hakerët iranianë sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare

"Të gjitha shërbimet e postës vazhdojnë normalisht", tha ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor në Republikën e Shqipërisë, Ervin Demo

Agim Sulaj  | 26.03.2026 - Përdıtësım : 26.03.2026
Hakerët iranianë sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare

Prishtinë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor në Republikën e Shqipërisë, Ervin Demo ka thënë se Posta Shqiptare vijon shërbimin normalisht kur është pyetur për sulmin e ri të hakerëve iranianë mbi sistemin e këtij institucioni shqiptar, transmeton Anadolu.

Ministri Demo pas mbledhjes së Qeverisë së Shqipërisë tha se aktualisht Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe ekspertë të Postës Shqiptare po zhvillojnë një analizë të detajuar mbi atë çfarë ka ndodhur.

"Momentin që flasim po zhvillohet një analizë e detajuar nga Autoriteti Kombëtar i Kibernetikës, AKSHI, nga ekspertë të Postës. Të gjitha shërbimet e postës vazhdojnë normalisht. S'ka të dhëna që deri tani që ka informacione të inkriptuara që janë të paaksesueshme për pjesën operacionale të vetë postës. Duhet të presim raportin përfundimtar të ekspertëve për atë që ka ndodhur brenda postës", tha Demo.

Ai shtoi se vetë AKSHI tashmë ka kapacitetet që rrisin garancinë për integritetin e të dhënave publike në institucionet shqiptare.

Dy javë më parë Kuvendi i Shqipërisë ra pre e një sulmi të sofistikuar kibernetik. Institucioni më i lartë ligjvënës në vend konfirmoi zyrtarisht se sistemet e tij të teknologjisë së informacionit u goditën nga një akses i paautorizuar, i cili kishte si synim kryesor fshirjen e të dhënave dhe paralizimin e llogarive të punonjësve të administratës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın