BALLKANI

Hapet ekspozita për historinë e Postës Shqiptare

Ekspozita organizohet nga Posta Shqiptare, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit të Shqipërisë dhe do të qëndrojë e hapur disa ditë dhe pjesë e ekspozitës janë dokumente, fotografi dhe pulla postare

Fatjon Cuka  | 05.12.2025 - Përdıtësım : 05.12.2025
Hapet ekspozita për historinë e Postës Shqiptare Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Shqipëri është hapur ekspozita me fokus historinë e Postës Shqiptare, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në ambientet e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë ishin të pranishëm drejtues të institucioneve, studiues dhe filatelistë.

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, në fjalën saj në ceremoninë e hapjes u shpreh se ky aktivitet u kujton që me krijimin e shtetit shqiptar janë krijuar edhe institucione të cilat sipas saj kanë qenë po aq të rëndësishme për një shtet.

"Pavarësisht evolucionit të teknologjisë, posta mbetet ndër institucionet më të rëndësishme. Historinë e këtij institucioni e keni një shekullore dhe më tepër", theksoi Spahiu.

Administrator i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj tha se ekspozita është organizuar për të përkujtuar 113-vjetorin e administratës së parë postare në Shqipëri.

"Për ne është një rast shumë i mirë për të kujtuar mbi të gjitha rrënjët e Postës Shqiptare. Është një datë shumë e veçantë edhe për ne sepse rikujtojmë që rëndësia e këtij institucioni është shumë më e madhe ndër vite, jo vetëm për peshën që ka tani si një shërbyes, edhe si një vlerë kombëtare, por mbi të gjithë për atë rol që ka pasur në historinë e vendit, duke forcuar themelet e shtetit shqiptar duke siguruar kanalet e komunikimit, por dhe duke mbajtur një trashëgimi historike", tha Xhafaj.

Ekspozita organizohet nga Posta Shqiptare, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit të Shqipërisë dhe do të qëndrojë e hapur disa ditë dhe pjesë e ekspozitës janë dokumente, fotografi dhe pulla postare.

Kujtojmë se 5 dhjetori i vitit 1912, shënon krijimin e administratës së parë postare shqiptare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın