Furkan Abdula
25 Prill 2017•Përditësim: 26 Prill 2017
SHKUP (АА) – Në Galerinë Kombëtare Çifte Hamam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, sot është hapur ekspozita e katërt me radhë e studentëve të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (UNB), raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë ekspozitë morën pjesë kryetari i Këshillit Drejtues të Universitetit, njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Turqisë, Husein Burge, këshilltari për arsim në ambasadën e Turqisë në Shkup, Tamer Sevim, koordinatori Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Koordinim (TIKA) në Shkup, Ajtekin Ajden, si dhe një numër i madh i studentëve dhe dashamirëve të artit.
Në këtë ekspozitë u ekspozuan vepra të vitit të fundit studentor 2016/2017 dhe sipas organizatorëve, në njëfarë mënyre paraqet triumf të asaj që kanë punuar gjatë vitit të shkuar.
Sipas organizatorëve, ekspozita përmban program të pasur që përfshinë lloje të ndryshme të artit duke filluar nga arti tradicional, piktura me motive të ndryshme, arkitekturë, peizazhe dhe të tjera.
Po ashtu, në ekspozitën u përfshinë edhe fotografi, nga dizajni grafik, të cilat kishte edhe ilustrime, ndërsa në ekspozitën u përfshi edhe Fakulteti për Arkitekturë me projektet e tij.
Studentët e këtij Universiteti, siç paralajmëruan organizatorët, punojnë edhe me teknika tradicionale edhe me moderne duke përdorur metodat tradicionale të pikturimit, ndërsa po ashtu duke përdorur edhe softuer kompjuterik.
Prof.dr Ismail Kocayusufoglu në fjalimin e tij theksoi se në këtë ekspozitë janë ekspozuar veprat e studentëve të Fakultetit të Artit dhe Dizajnit, si dhe studentëve të Fakultetit të Arkitekturës.
“Kjo ekspozitë për herë të katërt hapet në Shkup. Pas kësaj ekspozite në Shkup, veprat e njëjta do të ekspozohen edhe në qytete të ndryshme të shtetit, si dhe në vende të ndryshme të Ballkanit dhe për në fund do të hapet në Turqi”, tha Kocayusufoglu.
Nga ana tjetër, deputeti Husein Burge shprehu kënaqësinë e tij që pati mundësi të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së UNB-së në Shkup. Ai tha se i pëlqejnë veprat e ekspozuara të studentëve dhe lavdëroi mbajtjen e ngjarjes kulturore.
Ndryshe, dashamirët e artit do të kenë mundësi që të vizitojnë këtë ekspozitë deri më 28 prill.