BALLKANI

Greqia vendos kufizime në protesta

Sipas ligjit të ri demonstratat që mund të shkaktojnë ngjarje të dhunës do të mund të ndalohen. Ata që do të marrin pjesë në protestat e ndaluara do të dënohen me 1 vit burg, ndërsa ata që do të marrin pjesë në dhunë 2 vite

Ayhan Mehmet  | 10.07.2020 - Përdıtësım : 11.07.2020
Greqia vendos kufizime në protesta

Athinë

Projektligji i përgatitur në Greqi për të sjellë kufizime në protesta u miratua në parlament me shumicën e votave, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas ligjit të ri demonstratat që mund të shkaktojnë ngjarje të dhunës do të mund të ndalohen. Ata që do të marrin pjesë në protestat e ndaluara do të dënohen me 1 vit burg, ndërsa ata që do të marrin pjesë në dhunë 2 vite.

Ora e fillimit dhe mbarimit e protestës si dhe destinacioni i marshimit paraprakisht duhet të njoftohet tek policia nëpërmjet një platforme elektronike.

Demonstratat e 1 majit ditës së punës dhe përvjetorit të kryengritjes studentore "17 nëntor" kundër juntës së kolonelëve në vitin 1967, nuk duhet të paralajmërohen.

Amnesty International ligjin e ri e cilësoi si "intervenim ndaj të drejtës së pjesëmarrjes në protesta paqësore".

Ndërkohë në protestat në Athinë dhe Selanik ndaj projektligjit ndodhën përplasje mes grupeve të ndryshme dhe policisë.

Në protestat u arrestuan 15 persona prej të cilëve 9 u dërguan në paraburgim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın