Lokman İlhan
18 nëntor 2019•Përditësim: 19 nëntor 2019
Numri i të vdekurve në Bolivi si pasojë e valës së dhunës që filloi pas zgjedhjeve të 20 tetorit, është rritur në 23, raporton Anadolu Agency (AA).
Ngjarjet e dhunshme filluan pasi u organizuan protesta në vend pas pretendimeve të opozitës se janë bërë mashtrime në zgjedhje. Më pas presidenti Evo Morales dha dorëheqje nga presioni i ushtrisë.
Në vend të Morales erdh përkohësisht zëvendëskryetarja e Kuvendit të Senatorëve, Jeanine Anez.
Sipas të dhënave të shpërndara në rrjetet sociale të Komisionit ndëramerikan për të drejtat e njeriut (IACHR) si dhe Zyrës së auditorit kombëtar Defensoria del Pueblo, në ngjarjet e dhunshme të cilat ende vazhdojnë në shumë vende të Bolivisë, në periudhën 20 tetor-16 nëntor kanë humbur jetën 23 persona.
Në të njëjtën periudhë janë plagosur 715 persona nga të cilët 8 gazetarë dhe 56 policë. Numri i të arrestuarve është 1.112 dhe i atyre të paraburgosur 50.