Dzihat Aliju
01 Nëntor 2024•Përditësim: 03 Nëntor 2024
Në kryeqytetin e Kilit, Santiago, në Amerikën Jugore, ka filluar panairi "Comic Con Santiago 2024", i cili i është dedikuar industrisë së librave komikë dhe argëtimit interaktiv, raporton Anadolu.
Në kuadër të panairit janë hapur stenda në fushën e librave komikë, animacioneve të romaneve grafike, video-lojërave, filmit dhe televizionit.
Me kostume dhe grim, pjesëmarrësit u kanë ofruar vizitorëve skena shumëngjyrëshe.
Panairi mbahet në shumë vende që nga viti 1972 ndërsa manifestimin çdo vit e vizitojnë disa mijëra të pasionuar të kinematografisë, stripeve dhe fantashkencës.