BALLKANI

Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

"Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët tanë, duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike”, tha Osmani

Agim Sulaj  | 05.05.2025 - Përdıtësım : 05.05.2025
Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës Foto: Presidenca e Kosovës

Prishtinë

Gjatë vizitës shtetërore në Brunei Darussalam nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Brunei Darusaalamit, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Presidentes së Kosovës, marrëveshja u nënshkrua nga presidentja Osmani dhe Sulltani i Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah.

“Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët tanë, duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike”, tha Osmani.

Presidentja Osmani e vlerësoi këtë marrëveshje si një tjetër dëshmi e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit.

Presidentja Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Brunei, me ftesë të Sulltanit Bolkiah. Kjo është vizita e parë ndonjëherë e kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore.

Brunei e njohu pavarësinë e Kosovës më 25 prill të vitit 2012.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.