Shpetim Hiseni
19 Mars 2020•Përditësim: 19 Mars 2020
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim në rrjetin social Twitter, Thaçi tha se ka zhvilluar bisedë me homologun turk për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të kërkuar ndihmë për frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) në Kosovë.
"Kosova gëzon ndihmën operacionale dhe logjistike të Turqisë në përpjekjet për ta mposhtur COVID-19. Tejet mirënjohës ndaj Turqisë dhe presidentit Erdoğan për mbështetjen", ka shkruar presidenti i Kosovës.