Admir Fazlagikj
09 Qershor 2020•Përditësim: 09 Qershor 2020
Dy automjete janë përplasur në bulevardin "Nikolla Karev" në Shkup, i njohur ndryshe si "rruga e plastikave", raporton Anadolu Agency (AA).
Aksidenti ka ndodhur në mbrëmje dhe ka shkaktuar bllokimin e trafikut në rrugë.
Një ambulancë ka mbërritur në vendngjarje.
Deri më tani nuk ka raporte për të lënduar apo të vdekur.
Informacione më të hollësishme rreth aksidentit priten nga institucionet kompetente.