BALLKANI

Trump uron Thaçin për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

"Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse", thuhet në letrën e Trumpit, duke iu referuar marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Zülfiya Yakup  | 15.02.2019 - Përdıtësım : 16.02.2019
Trump uron Thaçin për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një letre dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e 11-të të pavarësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump i ka inkurajuar qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare.

"Më e rëndësishmja, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është esenciale për integrimin perëndimor të Kosovës. Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse", thuhet në letrën e presidentit amerikan.

"SHBA-të i mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës”, thuhet më tej në letër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın