BALLKANI

Thaçi: Serbia nuk ka prona në Kosovë

Presidenti i Kosovës sot mori pjesë në një debat të hapur me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile në fshatin Çagllavicë afër komunës së Prishtinës

Sibel Vezaj  | 16.03.2017 - Përdıtësım : 17.03.2017
Thaçi: Serbia nuk ka prona në Kosovë ( Erkin Keçi/AA )

Prishtinë

PRISHTINË (AA)- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot mori pjesë në një debat të hapur me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile në fshatin Çagllavicë afër komunës së Prishtinës, ku u diskutua për transformimin e FSK-së, themelimin e komunave me shumicë serbe, si dhe për çështjen e pronave në territorin e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Thaçi gjatë fjalimit të tij foli për vendimin e Qeverisë së Kosovës, që të gjitha patundshmëritë që ishin në emër të ish-Republikës Socialiste të Serbisë që ndodhen në Kosovë, të regjistrohen si prona të Kosovës. Duke theksuar se Serbia nuk ka juridiksion në Republikën e Kosovës, ai tha se deklaratat e kryeministrit të Serbisë lidhur me këtë çështje janë fushatë elektorale.

“Serbia nuk ka prona në Kosovë. Prona publike është pronë e shtetit të Kosovës. Kosova ka qenë pjesë e Federatës Jugosllave, e cila u shpërbë. Serbia nuk është trashëgimtare e Jugosllavisë, Serbia është një nga shtetet e rajonit. Prandaj edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës është i drejtë, ligjor, kushtetues dhe legal”, tha Thaçi.

Ndërkaq, sa i përket çështjes së themelimit të asociacionit të komunave me shumicë Serbe, presidenti i Koosvës tha se nuk ka asnjë pengesë për këtë themelim, përveç asaj të bojkotimit përfaqësuesve të Listës Serbe.

“Më lejoni që këtu të bëj thirrje edhe një herë përfaqësuesve politik të qytetarëve serb të Kosovës që të kthen në institucionet e Kosovës. Interesat e qytetarëve që u kanë dhënë votën më së mirë mbrohen dhe afirmohen duke marrë pjesë në punën e institucioneve e jo duke i bojkotuar ato. Ndoshta është interes i Serbisë që të mbajë jashtë institucioneve të Kosovës përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, por kjo definitivisht nuk është në vet interes të qytetarëve serb në Kosovë”, tha Thaçi.

Kurse lidhur me çështjen e transformimit të FSK-së, Thaçi ritheksoi se duhet bërë dallimi i komunitetit serb në Kosovë dhe të interesit të Serbisë. Ai këtu u shpreh se në bisedë me njërin prej deputetëve të Listës Serbe ka marrë përgjigjen se kërcënimi nga Beogradi ndaj deputetëve të kësaj liste për mos aprovimin e transformimit është më i madh se sa ai në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“FSK edhe sot në praktikë është ushtri e Kosovës, sepse është e armatosur, mirëpo ne e kemi për detyrë që edhe me dejure ta bëjmë ushtrinë sepse vetëm në këtë mënyrë mund të fillojë procesi zyrtar e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Ajo çfarë është e rëndësishme është fakti se FSK sot dhe nesër si ushtri është forcë multietnike, profesionale e standardeve të NATO-s, në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim përkatësie”, tha Thaçi.

Kurse Nenad Maksimoviç, nga Qendra për të Mirën dhe Tolerancë gjatë këtij debati tha se në Kosovë ka gjëra shumë më prioritare sesa transformimi i FSK-së, siç është sipas tij gjendja sociale, arsimore e shëndetësore, e sidomos çështja e personave të kthyer në Kosovë. Sipas tij ende ka sulme dhe incidente të shumta ndaj këtyre personave, sidomos në vendet ku numri i komunitetit serb është i vogël. Presidenti i Kosovës, lidhur me këtë tha se si rezultat I dialogut raportet ndëretnike janë të mira, dhe se ato që kanë ndodhur janë incidente me motive kriminale e jo ndëretnike.

Ndërkaq, duke rikujtuar se nesër është 13-vjetori trazirave të Marsit, Thaçi tha se djegia e kishave dhe shtëpive serbe të asaj kohe janë të dënueshme nga ana e tij. Mirëpo këtu Thaçi rikujtoi se gjatë luftës janë rrënuar rreth 300 xhami, monumente fetare të besimit islam, disa teqe dhe vetëm 7-8 kisha katolike dhe se tërë këto rrënime, sipas tij, kanë ndodhur nga ushtria dhe policia e Serbisë.

Thaçi gjatë fjalimit të tij po ashtu theksoi se në një kohë më vonshme, Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocidin e ndodhur në vitet 1998-1999.

Së fundi, lidhur me rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për Ramush Haradinajn, Thaçi tha se ajo nuk kërkon ndërprerjen e dialogut, por shqyrtimin e pezullimit të saj deri në lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj. Ai së fundi ritheksoi se dialogu nuk ka alternativë, por që edhe rezoluta do të respektohet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın