Furkan Abdula
29 Nëntor 2017•Përditësim: 30 Nëntor 2017
SHKUP (AA) – Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua program me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed (Mevlud), raporton Anadolu Agency (AA).
Besimtarët muslimanë të vendit vërshuan xhamitë për namazin e jacisë, ndërkohë që në Xhaminë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbajt program me rastin e Mevludit.
Në programin e organizuar nga Konsulenca për Shërbime Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë mori pjesë Këshilltari për Çështje Fetare pranë ambasadës Murat Alkan, hoxhallarë nga rajoni dhe pjesëtarë të xhematit të Shkupit.
Gjatë programit u bënë lutje dhe u lexuan pjesë të librit të shenjtë Kuranit, ilahi dhe mevlud nga Metin Çakar dhe Naci Bülbül nga Turqia dhe imamë dhe hafëzllarë të vendit.