BALLKANI

Shkup, konferencë për "definimin e umetit islam në periudhën osmane"

Konferenca u realizua në kuadër të projektit "Trashëgimia e Përbashkët Osmane" të organizuar nga Shoqata për Edukim dhe Mendim "Fettah Efendi" në Shkup, me mbështetjen e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike

Furkan Abdula  | 15.02.2019 - Përdıtësım : 16.02.2019
Shkup, konferencë për "definimin e umetit islam në periudhën osmane" ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (AA) - Në kuadër të projektit "Trashëgimia e Përbashkët Osmane" të organizuar nga Shoqata për Edukim dhe Mendim "Fettah Efendi" në Shkup, me mbështetjen e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), sot në Shkup u mbajt konferenca me temë "Dëshmia, kompetenca dhe prirja: Definimi i umetit në shekullin 16 të Perandorisë Osmane nga perspektiva e Ebusuud Efendisë", raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e organizuar në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, krahas folësit, profesorit Ibrahim Halil Üçer nga Universiteti Medeniyet i Stambollit, morën pjesë drejtori i Fondacionit Marrif të Turqisë në për Maqedoninë e Veriut, Mustafa Dillioğlu, kryetari i shoqatës "Fettah Efendi", Sevba Abdula, përfaqësues të institucioneve në vend dhe studentë.

Kreu i Shoqatës "Fettah Efendi", Abdula, tha se aktualisht janë duke zbatuar seminarin e dytë të projektit "Trashëgimia e Përbashkët Osmane" të nisur muajin e kaluar në kuadër të Shkollës Rinore Ballkanike.

"Po ashtu, ne kemi vendosur një kalendar për studentët për të punuar me artikull. Projekti "Trashëgimia ePërbashkët Osmane" vazhdon me tempo të plotë. Shpresojmë se do të vazhdojmë aktivitetet tona me profesorët tanë të vlefshëm, ekskursione dhe aktivitete të ndryshme gjatë gjithë vitit", tha Abdula.

Ndërkaq, İbrahim Halil Üçer deklaroi se në konferencë u trajtua definimi i shprehjes "umet" nga ana e Shejhul Islamit të periudhës osmane Ebusuud Efendiut në shekullin 16.

Sipas tij, Ebusuud Efendiu definon umetin nëpërmjet virtyteve të urtësisë, dëlirësisë, guximit dhe drejtësisë.

"Duke e bërë këtë, umetit i atribuon një cilësi shumë të veçantë. Duke i shoqëruar umetit një atribut dëshmues, ai thotë se anëtarësimi në umetin islam në thelb korrespondon me cilësinë e të qenit dëshmitar për gjithë njerëzimin", tha Üçer.

"Siç e dini, shekujt 15 dhe 16 i referohen një periudhe të cilën e quajmë 'Pax Ottomana' në aspektin e historisë botërore në përgjithësi, të cilën mund ta përkthejmë si 'Paqja Osmane'. Gjatë kësaj periudhe, osmanët zhvilluan një përvojë historike botërore që mund të merrej si model për pjesën tjetër të njerëzimit. Unë mendoj se për zhvillimin e kësaj përvoje historike botërore dhe sidomos për faktin se ata e kanë vlerësuar Shkupin në Rumeli si një nga shembujt unik të kësaj përvoje, i kanë borxh shumë këtij interpretimi të Ebusuud Efendiut rreth umetit", shtoi Üçer.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın