Fatjon Cuka
30 Prill 2017•Përditësim: 01 Maj 2017
TIRANË (AA) - Gjatë një operacioni policor të ndërmarrë në qarkun e Beratit, forcat e Policisë së Shqipërisë, kanë sekuestruar rreth 1888 kg marijuhanë dhe arrestuar një person, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim zyrtar të publikuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se lënda narkotike është sekuestruar gjatë operacionit masiv antidrogë të koduar "Bogova".
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet I. Z, 56 vjeç, si dhe janë sekuestruar edhe disa armë.
Sasia e lëndës narkotike e sekuestruar gjatë operacionit në total është 1888 kilogramë e dyshuar marijuanë.
Kujtojmë se në Shqipëri gjatë muajve të fundit janë ndërmarrë disa operacione antidrogë ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëne narkotike.