BALLKANI

MPB: Nikolla Gruevski konfirmohet se gjendet në Hungari

MPB-ja në faqen e saj të internetit bëri të ditur se është shpallur edhe fletarrest ndërkombëtar për ish-kryeiminstrin Nikolla Gruevski, i cili u dënua me dy vjet burg për rastin “Tenk” të Prokurorisë Publike Speciale

Admir Fazlagikj  | 13.11.2018 - Përdıtësım : 14.11.2018
MPB: Nikolla Gruevski konfirmohet se gjendet në Hungari

Shkup

SHKUP (АА) - Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë (MPB) mori konfirmim nga Ministria hungareze e Punëve të Brendshme se ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në Republikën e Hungarisë dhe se ka kërkuar azil, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ish-kryeministri Gruevski kërkon azil politik në Hungari

“Pas kontrolleve të bëra adekuate. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se personi Nikolla Gruevski, i cili kërkohet për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy viteve për vepër të kryer penale – marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor, gjendet në Republikën e Hungarisë. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë mori edhe konfirmim nga Ministria hungareze se Nikolla Gruevski është në Republikën e Hungarisë dhe se ka kërkuar azil”, njoftoi sonte MPB-ja.

MPB-ja në faqen e saj të internetit bëri të ditur se është shpallur edhe fletarrest ndërkombëtar për ish-kryeiminstrin Nikolla Gruevski, i cili u dënua me dy vjet burg për rastin “Tenk” të Prokurorisë Publike Speciale.

Po ashtu, lidhur me informacionet se Gruevski gjendet në Hungari me njoftim doli edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPJ).

“Lidhur me informacionet në opinion se ish-kryeministri Nikolla Gruevski është arratisur në Budapestë dhe ka kërkuar azil në Hungari, sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme u thirr ambasadori hungarez në Shkup, Laslo Duks, në takim tek sekretari shtetëror Viktor Dimovski, me qëllim të kontrollimit të informacionit edhe përmes kanalit diplomatik”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Në bisedën u theksua, se në rrugën e saj evropiane dhe evroatlantike, Republika e Maqedonisë është fuqishëm e përcaktuar të qëndrojë në vlerat e ndërtimit të shtetit ligjor, funksionimit të gjyqësorit të pavrur dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ato më të lartat, që ishte pjesë e rekomandimeve në raportin e Pribes”, shtohet në njoftimin.

Rikujtojmë se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili para do kohe u dënua me dy vjet burg e që duhej të vuante dënimin në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ndodhet në Budapest dhe ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.

"Gjatë disa ditëve të fundit mora shumë kërcënime mbi jetën time. Unë tani jam në Budapest dhe kërkova azil politik nga autoritetet hungareze. Çdo herë do të mbetem besnik i kauzës së Maqedonisë. Asnjëherë nuk do të heq dorë”, shkroi në profilin e tij zyrtar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Policia që nga mbrëmë nuk mund ta loconte Gruevskin për ta dërguar në vuajtje të dënimit me burg prej dy vjet për rastin “Tanku” lidhur me furnizimin e automjetit luksoz "Mercedes" në vlerë prej 570 mijë euro.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) kundër ish-kryeministrit Gruevski ka ngritur gjithsej 4 aktpadi për raste që dalin nga materialet e përgjuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın