Fatjon Cuka
25 Gusht 2017•Përditësim: 26 Gusht 2017
TIRANË (AA) - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, është takuar sot me princin e Arabisë Saudite, Alwaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, i cili ka mbërritur sot në vend, transnmeton Anadolu Agency (AA).
"Marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite kanë filluar të diversifikohen përtej ndihmës ekonomike dhe humanitare. Takimi i sotëm me princin Alwaleed, ishte një mundësi për të biseduar më konkretisht mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike, industrinë dhe modernizimin e infrastrukturës", shkruan Busahti në profilet e tij në rrjetet sociale.
Princi i Arabisë Saudite po viziton Shqipërinë, ku pritet të takohet me drejtuesit e lartë të vendit.
Ai sot ka mbërritur fillimisht në Durrës me jahtin e tij. Në takimet mes princit saudit dhe zyrtarëve të lartë të vendit pritet të diskutohet për mundësinë për të investuar në Shqipëri, si dhe për projekte në fusha ndryshme mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.