Fatjon Cuka
02 Gusht 2017•Përditësim: 02 Gusht 2017
TIRANË (AA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se Meta gjatë takimit theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me jetën kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.
"Ndër të tjera, Meta theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore në interes të garantimit të së drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës", thuhet në njoftim.