Almir Terzic
02 Gusht 2017•Përditësim: 03 Gusht 2017
PODGORICË (AA) – Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me qëllim që të sjellim rajonin në familjen e madhe, në NATO, porositi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në Samitin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarësimi i Malit të Zi është inkurajim, tha Zaev, vendi i të cilit kryeson Samitin SHBA-Karta e Adriatikut, duke thënë se të gjithë mund të ngrihen dhe kontribuojnë për nevojat kolektive dhe qytetarët e tyre.
“Dua të them, pres që Maqedonia të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s. Për këtë në mënyrë energjike jemi duke punuar, jemi të hapur ndaj fqinjëve. Jemi të fokusuar në bisedime për këtë. Dje nënshkruam Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Marrim hapa për zhvillimin e Maqedonisë dhe rajonit. Integrimi në BE dhe NATO janë prioriteti dhe qëllimi ynë. Aktivitetet të cilat i ndërmarrim do të mundësojnë hapërimin e vendit në BE dhe NATO”, tha Zaev.
Ai theksoi se janë të inkurajuar me entuziazmin e qytetarëve edhe të SHBA-ve edhe të BE-së se Ballkani Perëndimor vendin e ka në integrimet euroatlantike.
Qëndrimi i zëvendëspresidentit të SHBA-ve Mike Pence në Podgoricë, porositi Zaev, jep mesazh të qartë se çfarë roli ka Maqedonia dhe mbarë rajoni në politikat e SHBA-ve.
“Kjo është se ne jemi partner i NATO-s dhe faktori i sigurisë në rajon. Do të rrisim buxhetin për mbrojtje dhe misionet e NATO-s. Do të punojmë në potencialet dhe dëshirat. Secili prej nesh ka vlerë nën diell dhe jemi të lumtur që marrim pjesë në mundësinë për të debatuar për bashkëpunimin rajonal. Dëshirojmë të jemi partner aktiv në këtë. Maqedonia kryeson Kartën Amerikane – Adriatike dhe së bashku me Malin e Zi është nikoqir. Ne jemi një gjeneratë e politikanëve me një frymë pozitive, që është e gatshme të përgjigjet me dinjitet dhe konfirmojë përgjegjësinë para popullit dhe të arsyetojë besimin e qytetarëve”, theksoi Zaev.

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç tha se mbajtja e Samitit të Kartës së Adriatikut në Podgoricë është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për Malin e Zi, po aq e rëndësishme është edhe për Maqedoninë.
“Zëvendëspresident Pence ju jeni zyrtari më i lartë i SHBA-ve në historinë e marrëdhënieve me Malin e Zi që na viziton neve. Ky është konfirmim i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të të dyja vendeve. Jemi falënderues për mbështetjen e SHBA-ve ndaj Malit të Zi për realizimin e qëllimit strategjik, anëtarësimin në NATO. Kjo është e një rëndësie të gjerë, për tërë rajonin dhe dëshmi e forcës dhe qëndrueshmërisë së perspektivës së Ballkanit Perëndimor”, theksoi Markoviç.
Dëshmia e partneritetit, tha Markoviç, manifestohet me angazhimin në kuadër të anëtarësimit 14 vjeçar në Kartë se në këtë moment veprojnë bashkarisht në Afganistan.
- Presidenti Thaçi merr pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë
Përveç kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, në Samit marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i Kroacisë Andrej Plenkoviq, i Malit të Zi Dushko Markoviq dhe i Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiq, si dhe të vendeve vëzhguese, Kosovës me në krye presidentin Hashim Thaçi, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq si dhe kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar.
Grupi i Kartës së Adriatikut është formuar nën patronazhin e SHBA-ve në vitin 2003 dhe ka për qëllim t’i koordinojë aktivitetet për mbështetje të vendeve aspirante për anëtarësim në NATO.