Bekim Laci
31 Dhjetor 2016•Përditësim: 31 Dhjetor 2016
SHKUP (AA) – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka uruar qytetarët e Maqedonisë më rastin e ndërrimit të motmoteve, duke u dëshiruar forcë të re, gëzim të ri, mendime pozitive dhe shpresë të ripërtëritur për një jetë të mbushur me hare dhe gëzim, raporton Anadolu Agency (AA).
Në urimin e tij, presidenti Ivanov ka rikujtuar sfidat me të cilat është përballur vendi, për siç thotë ai, qytetarët të marrin mësimet e duhura.
“Këtë vit që po kalon, dëshirojmë ta harrojmë shpejtë. Jemi përballur me shumë kriza dhe sfida. Është e rendit që nga ai të nxjerrim mësime dhe të dalim më të fortë, më të mençur dhe më të përgjegjshëm. Të mos lejojmë anët negative të përsëriten”, thotë Ivanov me shpresë se viti kalendarik 2017-të do të sjellë shpresë të re.
“Uroj që dëshirat e juaja të bëhen realitet, ndërsa realiteti të jetë më i mirë për të gjithë ne. Të arrijmë suksese nëpër të cilat do të gëzohemi të gjithë. Të falim dhe të respektohemi. Në çdo gjë që bëjmë, të inkurajojë me vetëdije më të mirën brenda nesh dhe të mirën te të tjerët sepse vetëm ashtu mund ta ndërtojmë Maqedoninë si një shoqëri solidariteti dhe shoqëri të drejtë”, thuhet në urimin e Ivanovit me rastin e ndërrimit të motmoteve.