SHKUP (AA) – Pas njoftimit të djeshëm për protesta nga këshilli studentor i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi (USHCM), me mijëra studentë në kundërshtim të vendimit të sektorit të arsimit për testimin ekstern kanë marshuar në formë proteste drejt ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Marshimi i paralajmëruar ditën e djeshme nga këshilli studentor i USHCM-së filloj nga ky universitet, të cilët janë drejtuar drejt Parlamentit të Maqedonisë.
Protestuesit ushtojnë rrugëve të Shkupit me brohoritjet e tyre, "Autonomia", "Hajdeni me ne", "Tani do të dëgjoni", si dhe në një poster të madh në fillim të grumbullës thuhet "Ndal reformave të gabuara", duke vijuar më tej me "Nuk hesht për të drejtat e mia", "Jemi student, jo marioneta!", mos na e ndaloni të ardhmen", "Dua të jetoj në shtëpi"...
Ndalesa e tyre e fundit parashihet para ndërtesës të Qeverisë së Maqedonisë, ku dhe do të përfundojë marshimi i studentëve.